TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më 15 qershor në vendin tonë rinis transporti publik, ndërkohë këtë të hënë në orën 10, shoqata e transportit ndërqytetas do të zhvillojë një protestë para ministrisë së Infrastrukturës.
Përgjegjësi i transportin për zonën e veriut Dashnor Mema në një interviste për emisionin “Abc-ja e Mëngjesit”, është shprehur se operatorët e transportit janë në gjendje të vështirë dhe kërkojnë një mbështetje nga qeveria.
“Transporti publik është i mbyllur që nga 12 marsi, dhe humbja që ka pësuar është shumë e madhe. Kostot e mjeteve dhe mirëmbajtja e tyre ka vënë në vështirësi operatorët e transportit.
Përveç planit që ka nxjerrë ministria që do të udhëtojnë me 70 % të kapacitetit dhe se pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska, akoma nuk ka asnjë informacion tjetër se si do të veprojnë.
Që nga fillimi i bllokimit të transportit ne kemi kërkuar plotësimin e disa kërkesave, më të rëndësishme janë.
Heqjen e akcizës së naftës pasi është baza për ne dhe është mundësia reale për të na nxjerrë nga kriza që jemi.
Zbritja e pragut në shitje pasi siç e dimë transporti i udhëtarëve e ka në pragun 20 %, që vështirëson situatën e subjekteve dhe ne kemi kërkuar pragun 6 %”, është shprehur përfaqësuesi i transportit publik.
Ndër të tjera ai është shprehur se paga e luftës është ndihmesë por nuk është zgjidhje për punonjësit e transportit publik, ndërsa operatorët deri më tani nuk kanë asnjë ndihmesë deri më tani.
Ndërkohë përgjegjësi i transportit për zonën e jugut ka theksuar se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen atëherë operatorët do të rrisin çmimin e biletës.
“Sigurisht është gjëja e fundit që ne mendojmë për rritjen e biletës, por mos plotësimi i kërkesave tona do të sjellë dhe rritjen e biletës në masën 20-30 %, por është gjëja e fundit në mendjen e operatorëve pasi ne e dimë gjendjen në të cilën janë qytetarët, pasi shërbimi do të jetë i njëjtë”, është shprehur përgjegjësi i transportit publik për zonën e jugut.