AKTUALITET, 19 Qershor 2020, 11:58

Atēntati ndaj prokurorit/ Babai i shoferit të vrārë: SPAK të arrestojë autorin tjetër ose do e marr vetë gjakun e tim biri

Atēntati ndaj prokurorit/ Babai i shoferit të vrārë: SPAK të


Pak muaj pas atēntatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrārë shoferi i tij Andi Maloku, babai i këtij të fundit kërkon drejtësi.

Babai i Malokut i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë dhe t’i sqarojë se pse iu vra djali. “Im bir 2 muaj pune si shofer i prokurorit Ndoj.

Prokuroria ka videot e ngjarjes dhe nuk arreston ātentatorin tjetër. Prokuroria te veproje ndryshe do e marr vete gjakun e tim biri.”, tha Genc Maloku, babai i të riut.

Ai mes të tjerash tregoi se kishte takuar deputetin e opozitës Halit Valteri dhe i kishte treguar kamerat e sigurisë.

“Unë kam videot dhe i kërkova ndihme deputetit Valteri qe te ngrejë zërin. Videot i kam siguruar privatisht, SPAK te veproje”,- pohoi ai.

Atēntati u bë më 1 nëntor të vitit 2019, ku prokurori Ndoji lëvizte në makinë me Pëllumb Muharremin, i njohur si Rrumi i Shijakut, dhe që është një personazh i njohur i botës së krīmit, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, që ndërroi jetë në spital.