AKTUALITET, 19 Qershor 2020, 11:13

682 të sëmurë aktivë, si po përkeqësohet situata me koronavirusin

682 të sëmurë aktivë, si po përkeqësohet situata


Ritmi i rritjes së rasteve të reja me koronavirus është shumë më i lartë se ai i shërimit të pacientëve duke rritur ndjeshëm nga dita në ditë numrin e personave aktivë me koronavirus në Shqipëri.

Kështu, siç raporton ISHP, momentalisht në Shqipëri janë 682 raste aktive me koronavirus. Gjatë ditës së sotme janë konstatuar 50 raste të reja, ndërsa numri i të shëruarve është 28.

Tiranë është qyteti me numrin më të lartë të të sëmurëve aktivë duke patur 317 të tillë dhe pas saj vjen Durrësi me 140 raste aktive, me Shkodrën të tretën me 112 raste aktive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 317

Durrës 140

Shkodër 112

Vlorë 45

Fier 28

Lezhë 12

Elbasan 11

Korçë 10

Kukës 5

Gjirokastër 1

Berat 1.