AKTUALITET, 19 Qershor 2020, 10:28

Islami: Hajdutët e votave, të Rilindjes, kanë marrë masa që edhe qentë të mos lehin natën

Islami: Hajdutët e votave, të Rilindjes, kanë marrë masa


Politikani Kastriot Islami gjykon se problem kryesor që nuk ka marrë zgjidhje ende nga gjithë çfarë është duke u bërë me Reformën Zgjedhore, është blerja e votës.

Madje, ky problem sipas tij po thellohet. E jo më kot, Islami përdor edhe sarkazmën për të ilustruar bindjen e tij.

“Gjithë çka diskutohen për Reformën Zgjedhore dhe sistemin zgjedhor janë shumë të rëndësishme, prandaj askush jo vetëm nuk mund të jetë kundër, por do të jetë në mbështetje të plotë, - shkruan Islami në Facebook. - Por problemi kryesor, i cili nuk ka marrë zgjidhje e madje po thellohet është “blerja e votës”.

Në literaturën për zgjedhjet kjo njihet me terminologjinë “netët e qenve lehës”, sepse sa herë që pagatorët me para nëpër trasta shkonin nëpër shtëpitë e fshatit për të ndarë paratë në këmbim të botës, fillonin e lehnin qentë e fshatit!

Dikush, pasi e dëgjoi këtë fakt, më thotë: "Hajdutët e votave të Rilindjes kanë marrë masa që edhe qentë të mos lehin, duke iu hedhur paraprakisht ushqim... "

Pra zgjidhja duket do të duhet më thellë e më komplekse. Por sidoqoftë zgjidhje ka,” përfundon Islami.