AKTUALITET, 19 Qershor 2020, 10:37

Shqiptari me koronavirus udhëton nga Durrësi në Bari, frikë për udhëtarët e tjerë në traget

Shqiptari me koronavirus udhëton nga Durrësi në Bari, frikë


Një shqiptar ka udhëtuar me traget në Bari dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mediat italiane bëjnë me dije se personi nga Shqipëria është shtruar në spitalin e Barit.

Lajmin e ka dhënë kreu i rajonit të Puglia, Michele Emiliano.

“Dy raste të reja pozitive me Covid-19 aktualisht janë shtruar në Poliklinikën e Barit. Është një person me kombësi bullgare, që ka mbërritur mbrëmë me makinë, dhe një person i dytë i infektuar që mbërriti në Bari nga Shqipëria me traget.

Prandaj, ne do të duhet të kontrollojmë dhe testojmë të gjithë pasagjerët që udhëtuan në atë traget” tha kreu i Rajonit të Puglia, duke kujtuar se sistemi shëndetësor në vend është gati të përballet me një valë të re infeksionesh, sepse “ne nuk mund të lejojmë një izolim të ri”.