AKTUALITET, 19 Qershor 2020, 10:21

Infektohen katër persona me koronavirus në Durrës

Infektohen katër persona me koronavirus në Durrës


Katër raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Durrës.

Abc News raporton se dy prej të infektuarve të konfirmuar janë raste kontakti të personit që rezultoi pozitiv të mërkurën në Sukth.

Po ashtu, ka ardhur përgjigja e testeve të dyta të administratës së Bashkisë Durrës dhe mësohet të kenë dalë negative.Dy rastet e tjera janë në qytet, po ashtu raste kontakti.