TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rritja e rasteve të të prekurve me koronavirus në vend është shoqëruar me një shtim të ndjeshëm të pacientëve të shtruar në Infektiv.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot se “në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, shtatë prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar”.
Një tjetër pacient humbi jetën sot, duke e çuar totalin e jetëve të humbura nga koronavirusi në 42 persona.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
COVID-19 – Statistika (19 Qershor 2020)
Testime totale 22806
Raste pozitive 1838
Raste të shëruara 1114
Raste Aktive 682
Humbje jete 42 (Qarku Tiranë 23, Durrës 8, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)