TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Andi Zylyfi (foto) është viktima e atentatit të sotëm në fshatin Përparim, në Peqin. Ai ishte duke ecur me makinë, kur nga një automjet tjetër janë shkrehur karikatorët.
Zylyfi humbi jetën, ndërsa shoku i tij që e shoqëronte, Ardit Uruçi, ka mbetur i plagosur me plumb në kokë dhe tashmë ndodhet në spitalin e Elbasanit.
Andi Zylyfi është djali i hallës së Endrit Alibej. Ky i fundit mbeti i vrarë në një atentat me armë rreth një vit më parë.
Në këtë atentat u vra edhe Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk i quajtur, Erdal Duranay.
Andi Zylyfi jetonte jashtë vendit dhe ishte kthyer për të festuar festat e fundvitit.
