TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana ka mposhtur Partizanin me rezultatin 2-1 në derbin numër 150, duke thyer kështu mallkimin 5-vjeçar. Golat e Bathës dhe Kobina i dhuruan fitoren skuadrës së Emanuel Egbo në sfidën e dhuruar në “Air Albania”. Golin e vetëm për Partizanin e realizoi Jurgen Bardhi.
Skuadra e Tiranës këtë radhë është shfaqur shumë më ngulmuese në duelin e sotëm dhe ka krijuar e shënuar me shpejtësi golin e parë (8'), falë Bathës i cili gjeti golin e ish-it. Por barazimi erdhi shumë shpejt me Bardhin (1o') i cili vendosi barazpeshën edhe pse me një aksion në pozicion të dyshimtë për Solomon.
Më pas, ndeshja ishte e ekuilibruar, edhe pse dy skuadrat nuk ulën ritmin, sidomos në pjesën e parë. Në të dytën triumfoi me shumë frika për të mos humbur, por me ekipet që u munduan në çdo formë të gjenin hapësirat për të rrezikuar.
Në fund, Tirana u shfaq më ngulmuese dhe e kërkoi golin e fitores të cilin e gjeti me Kobinah pas një kundërsulmi në minutën e parë shtesë të sfidës duke siguruar një fitore që shërben për moralin, por edhe për të rihapur kampionatin, pasi u jep mundësinë skuadrave të tjera që të arrijnë apo kalojnë të kuqtë kryesues.
PARTIZANI – TIRANA 1-2
Bardhi 10′ / Batha 8′ , Kobina 90′
GOLAT
8′ GOOOOL TIRANA 0-1/ Zhbllokohet sfida. Batha kalon në avantazh bardheblutë! Pas një asist të Torasës, mesfushori bardheblu nuk fal me kokë duke e dërguar topin në cepin e portës!
10′ GOOOOL PARTIZANI 1-1/ Derbi i çmendur. Zgjat vetëm 2 minuta festa e bardhebluve. Bardhi gjen rrugën e rrjetës duke vendosur baraspeshën.
90′ GOOOOOL TIRANA 1-2/ Bardheblutë në avantazh. Shënon mesfushori Kobina. Mesfushori ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas heqjes së fanellës. Bardheblutë me 10 lojtarë!