TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lokali i Gjovalin Prendi është sulmuar për herë të dytë ditën e sotme.
Mësohet se kjo nuk është hera e parë që lokali është bërë shënjestër e një sulmi, pasi vite më parë i është vendosur tritol.
Lokali nuk ka kamera sigurie, madje as dhe objektet e zonës përreth. Policia deri më tani nuk ka arritur që të ketë persona të shoqëruar lidhur me ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
Sulmi me armë ndaj lokalit të Gjovalin Prendit ndodhi mëngjesin e sotëm. Ishte vetë Prendi ai i cili vuri re se në biznesin e tij ishte qëlluar me armë. Më pas ai telefonoi policinë e cila ngriti menjëherë postoblloqe në zonë për të bërë të mundur kapjen e autorëve.