AKTUALITET, 6 Korrik 2021, 18:56

Rusi/ Rritje e madhe e rasteve të reja dhe 737 viktima nga Covid-19

Rusi/ Rritje e madhe e rasteve të reja dhe 737 viktima nga Covid-19

Rusia ka raportuar një numër të lartë të viktimave nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas autoriteteve 737 persona kanë humbur jetën .

Ndërkohë vendi po përballet me një rritje dramatike të rasteve të reja, të cilët gjatë muajit të fundit janë dyfishuar .

Vetëm 24 orët e fundit u raportuan 23, 387 të prekur, ndonëse dyshohet se numri zyrtar i infektimeve është më i lartë, dhe për këtë autoritetet ruse janë përballur me akuza për mungesë transparence të statistikave.

Ndërkohë Kremlini ka deklaruar se nuk do të mbështesë idenë e mbylljes së kufijve midis rajoneve të Rusisë , ndonëse në disa prej tyre kanë marrë masa të shpejta dhe të ashpra për t’i bërë ballë pandemisë.