AKTUALITET, 6 Maj 2021, 22:00

"Tetë vjet ju, tetë ne!"/ Blendi Kajsiu: Rama theu paktin, kjo i ra si bombë opozitës

"Tetë vjet ju, tetë ne!"/ Blendi Kajsiu: Rama theu paktin,


Blendi Kajsiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka komentuar humbjen e zgjedhjeve nga opozita.

Kajsiu tha se opozita shqiptare është sot në një udhëkryq, pasi është thyer pakti mes palëve për të qeverisur njëri pas tjetrit, sipas rradhës, siç ndodh rëndom në Shqipëri.

"Përse ka kaq shumë tension dhe mllef në këto zgjedhje? Opozita është në udhëkryq vërtet. Mbështetësit, janë shumë të pakënaqur. Ata prisnin të vinin në pushtet. Është momenti më i keq për të marrë manadtin e tretë.

Kemi krizën e Covid. Kemi 43 mijë persona që kanë humbur vendin e punës. Bëri një kolpo të madhe zoti Basha, la Bashkitë. Humbën punën në administratën lokale. Kemi mbështetës që nuk e pranojnë humbjen sepse ka impkikime të thella ekonomike. Nëse Basha u thotë atyre humbëm zgjedhjet, e kanë shumë të vështirë. Është edhe presioni që vjen nga baza. Shqetësimi është çdo të bëj me këta të mitë?

U krijua një pakt që e theu Rama. Jo se përdori shtetin për të fituar, se kjo është praktikë e keqe që ka ndodhur këtu gjithmonë.

Pakti ishte tetë vjet ju dhe tetë vjet ne. Po të shohësh nën ligjërimin, simpatizantët thoshin. ai është degraduar na erdhi rradha ne. Pra këta kishin zënë rradhën.  Kjo i ra si bombë. Po ky si e bëri këtë? Ky është udhëkryqi i opozitës, por edhe i Ramës. Ftesën e Ramës nuk e lexoj vetëm si makiavelizëm. Rama e di që po hanë shumë të vetët. Në një vend të varfër, është lehtë si vësh flakën një mullari bari.

Opozita është shumicë bllokuese. Rama e ka të qartë këtë. Diçka do të ofrohet për ta ulur këtë tension dhe e shoh tek pushteti vendor. Basha do të mbajë të karikuar edhe mbështetësit edhe partinë", tha ndër të tjera Kajsiu.

/TPZ.al/