TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha është i pranishëm mbrëmjen e sotme në emisionin “Java” në RTSH, përballë dy analistëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli.
Mungesa e një prej moderatorëve të këtij emisioni, gazetarit investigativ Artan Hoxha, ishte kushti i Berishës, për të marrë pjesë në këtë emision, me të cilin ai ka pasur më parë përplasje gjatë një ndërhyrje telefonike në një emsion.
Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha, ndërsa shkruan “Te falenderoj qe po me zevendeson denjesisht ne emisionin JAVA.”
Hoxha ironizon edhe të ashtuquajturin “qytetari dixhital", ndërsa shprehet se “do mundohem te jem ne lartesine tende, ne rolin e qytetarit dixhital.”.
Postimi i plotë:
Pershendetje Doktor.
Ne pamundesi per te qene sot ne studion e RTSH-se, po te ndjek me shume kersheri.
Te falenderoj qe po me zevendeson denjesisht ne emisionin JAVA.
Do mundohem te jem ne lartesine tende, ne rolin e qytetarit dixhital.
Kjo ishte vetem “ndeshja” e radhes. Kampionati vazhdon…
/TPZ.AL/