TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse deri dje ishin serbët ato të cilët tërboheshin sa herë shihnin simbolin e shqiponjës që formohet me duar nga shqiptarët, tashmë në këtë listë është shtuar edhe Zvicra. Çuditërisht, zviceranët nuk e durojnë dot faktin se në skuadrën e tyre Kombëtare, kanë futbollistë të cilët shfaqin simbolet e tyre të origjinës, gjithmonë kur iu vjen rasti.
Pas bujës që bënë festimet me shqiponjë të Xhakës dhe Shaqirit në Botëror, ku mundën Serbinë 2-1, duket se ky makth do t’i ndjekë të dy kombet për shumë kohë.
Granit Xhaka ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku së bashku me gruan e tij, ai ka formuar shqiponjën, gjë e cila ka sjellë shumë reagim në shtypin zviceran. Pak ditë më parë, ishte Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit, Aleks Misher, ai i cili tha se duhet të përjashtohen të gjithë futbollistët që janë me dy nënshtetësi në skuadër.