AKTUALITET, 20 Korrik 2018, 21:29

Berisha për Teatrin Kombëtar: Çfarë do të bëja nëse do të isha kryeministër

Berisha për Teatrin Kombëtar: Çfarë do të bëja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Java” në RTSH, ku bisedën e tij e ka nisur me një kritike për Televizionin Publik duke thënë se mban anë për qeverinë dhe nuk është treguar i drejtë me opozitën.

Ndërsa më pas foli për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe deklaroi se pushteti ka një armiqësi 20-vjeçare me artistët, prandaj kërkon t’u prishë tempullin.

“Unë po u them me sinqeritet se në 28 vite në Parlament, dita kur kaloi ligji për Teatrin ishte dita më e shëmtuar. Si ka mundësi që për këtë çështje të veprohet me urgjencë kombëtare. A ka mëndje në Shqipëri që mund të më thotë mua se ka urgjencë, përveç armiqësisë së Ramës me artistët që ka 20 vite që po ndodh. Është një rrafshim i historisë.

Unë po të isha në qeveri do merrja konstruktorët më mirë për të vendosur për atë ndërtesë. Unë nuk kam qenë kurrë për të shembur Teatrin. Kam qenë për të prishur ish-Piramidën? Ajo është një ndërtesë për tu shembur dhe sot. Ajo është bërë për të fuqizuar faraonin shqiptar” – tha Berisha.