TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta kundër procesit të Vetingut. Në një intervistë për emisionin “Java” në RTSH, Berisha tha se Vetingu që ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë është bërë me qëllim për t’i dhënë më shumë pushtet kryeministrit.
“Vetingu, një proces që shkatërroi Kushtetutën dhe sistemin demokratik në Shqipëri. U shkatërrua Gjykata Kushtetuese dhe gjykata e Lartë. Kemi ngelur me dy shkallë gjyqësori dhe kjo është në dëm të opozitës. Gjykata Kushtetuese bën ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk lejon shkeljen e të drejtave të njeriut.
Pse u ndamë ne nga kjo reformë? Sepse ne nuk ishim për Vetingun nga sipër-poshtë. Ne ishim për Vetingtun fillimisht për organet që do të bënin Vetingun dhe më pas për organet e poshtme. E di ç’do të thotë heqësh sistemin në të trija shkallët është që të rrëzosh sistemin.
Zgjidhje? Unë e kam të thjeshtë për të thënë që të kthehemi te 23 korriku. Kjo është një rrugë. Ne kishim një skemë për të mos mbetur pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Tashmë pushtetin e saj e ka marrë kryeministri.
Duhet me urgjencë që të vijë një grup i fuqishëm konstitucionalistësh europianë që të studiojë këtë kaos aq të tmerrshëm që ju as që mund ta imagjinoni.
Kemi edhe një prokuror të përkohshëm që Freedom House thotë që është në kundërshtim me Kushtetutën. Ne duhet të marrim një grup konsticionalistësh që të studiojnë këtë dizastër që u krijua. Kjo që ka ndodhur është katastrofë. E tha edhe Hahn që kjo është dizastër, por nuk do ta pranojë. Kjo që po ndodh është shkatërrimi i sistemit gjyqësor në vend.
Unë kam qenë për Veting. Ambasadorët më kanë dhënë garanci se do të ketë hapje të dosjeve. A keni dëgjuar ju për dosjet. Asnjë. Ky është një proces “gjuetie shtrigash”. I thuhet Tom Ndrecës, 25 vjet gjykatës se i kanë kapur nipin me 0.4 gam kanabis dhe kjo është e turpshme. Kanë qenë Presidentë që kanë thënë se e kanë provuar kanabisin.
Aty ka një listë dhe po largohen prokurorë dhe gjykatës nga veriu. Pyesni për Besim Trezhnjevën që mesa më kanë thënë ka qenë model në jetën e tij. I thonë Gani Dizdarit për nipin e dënuar. Ç’faj ka ai për nipin. Pse e larguan Fatmir Hoxhën nga Kushtetuesja?” – tha Berisha.