TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grup kriminal në Greqi është goditur nga policia greke. Drejtuesi i grupit, që sipas hetuesve grek është një shqiptar, është ende në kërkim policor.
Muajin e kaluar, oficerët e policisë vunë në pranga 24 anëtarë të grupit kriminal, dhe sekuestruan sasi të konsiderueshme drogë, armë dhe 93,000 euro.
Në vijim të hetimit, janë gjetur 1 kg kokainë në banesën e shqiptarit të shpallur në kërkim në Marousi, raportojnë këtë të premte mediat greke.
Bashkëshortja e tij 48 vjeçe u vu në pranga. Gjithashtu u arrestuan edhe 2 persona të tjerë nga efektivët e policisë së Atikës.
Grupi akuzohet se së fundi ka realizuar 11 vjedhje banesash dhe personash dhe 7 vjedhje makinash. Makinat e vjedhura ata i përdornin në aktivitete kriminale.