AKTUALITET, 7 Shkurt 2018, 11:55

Arta Marku mbërrin në Elbasan, e pranishme në analizën vjetore/FOTO

Arta Marku e cila do të jetë e pranishme në inaugurimin e godinës së re të Prokurorisë, ka mbërritur në këtë qytet. TPZ ka siguruar foton e momentit, kur Marku takohet me drejtuesit e kësaj prokurorie.

Pas Shkodrës ku mori pjesë në analizën e punës së një viti më parë, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, do të jetë sot në ceremoninë e përurimit të ndërtesës së re të Prokurorisë së Elbasanit dhe në analizën vjetore të kësaj prokurorie.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, ndërtesa e re ka mjedise bashkëkohore dhe teknologji me siguri të lartë, përmbush ç'ka mungonte, kushte jetësore pune, në procese pa orar e pushim, të vështirë e të kohëpaskohshëm.

Kryeprokurorja kërkoi dy ditë më parë në Shkodër një marrëdhënie tjetër me publikun, duke qenë më i hapur ky institucion përballë problemeve që qytetarët kanë, e duke tentuar tu jepet zgjidhje, deklaratë të cilen pritet ta përsërisë edhe sot në Elbasan. /TPZ.AL