TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arsenali është gati t’i ofrojë Granit Xhakën klubit të Borusia Mynshengladbah në janar, për të kërkuar nga gjermanët një nga yjet e rinj të kësaj skuadre, Denis Zakaria.
Xhaka nuk luan me klubin e tij që prej shpërthimit të famshëm në ndeshjen me Kristal Palas në fund të tetorit dhe pakkush e sheh të mundshëm kthimin e tij në fushë përballë tifozëve që tashmë e urrejnë ish-kapitenin.
Sipas “The Mirror”, Xhaka mund të kthehet në janar te klubi nga i cili iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2016.
Situata bëhet më interesante për faktin e thjeshtë se Arsenali është në ndjekje të 22-vjeçarit Zakaria i cili ka shkëlqyer te Gladbah në vitet e fundit.
Shumë klube po monitorojnë futbollistin e ri, por Arsenali mendon se duke kthyer mbrapsht Xhakën ka shanse të mëdha.
Një lëvizje mbrapsht drejt Gjermanisë mund t’i pëlqejë Xhakës, duke pasur parasysh se përplasja e tij me tifozët e Arsenalit është e pariparueshme. Njukasëll ka shfaqur interes ndaj futbollistit për ta huazuar në janar, por kjo lëvizje duket më pak e mundshme.