AKTUALITET, 21 Shkurt 2019, 15:48

“Nuk kemi nevojë për shërbimet e tua të dështuara”, deputeti i LSI-së i përgjigjet ashpër Fleckenstein

“Nuk kemi nevojë për shërbimet e tua të

Përparim Spahiu, i cili dorëzoi sot mandatin e deputetit, ashtu si të gjithë kolegët e Opozitës së Bashkuar, ka dalë në një reagim të ashpër kundër raportuesit për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein.

Spahiu i nxitur nga deklaratat e Fleckenstein, i cili bënte thirrje që opozita të ushtronte funksionin në parlament dhe se djegia e mandateve ishte nuk ishte rruga e duhur, shkruan se:Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlmentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale dhe ai nuk foli asnjë fjalë.

“Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë.”- shkruan më tej Spahiu.

Postimi i plotë

Për shokun Knut!

—–

Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese.

Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlmentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.

Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë.

Tani, në fund të mandatit të tij, e falenderojmë për kontributin e pasuksesshëm

BE dhe perëndimi është më i madh se rroga e Knutit..!!!