AKTUALITET, 21 Shkurt 2019, 14:42

Heqja e mbrojtjes për Berishën, reagon Garda e Republikës

Heqja e mbrojtjes për Berishën, reagon Garda e Republikës

Pas lajmit se ish-kryeministrit Sali Berisha i janë hequr truprojat, ka ardhur dhe reagimi nga Garda e Republikës.

“Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 ‘Për Gardën e Republikës së Shqipërisë’ i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi”, deklaron Garda e Republikës.

Kujtojmë se, oficerët e gardës që u ndaluan të shkojnë për te ruajtur Berishën, janë dorëhequr dhe do ta ruajnë atë privatisht.