TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas kontrollit të territorit të Skraparit në Berat, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanābisit, shërbimet e policisë kanë gjetur 295 bimë kanābis sātiva.
Policia ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Prishtë, 39-vjeçarin J.L., banues në Prishtë në Skrapar.
Arrestimi i tij u bë pasi në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë krìminale në fushën e kultivimit të narkōtikëve.
Shtetasi J.L duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe të njoftonte Policinë e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike.
Sakaq materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.