AKTUALITET, 6 Korrik 2020, 15:10

Mbyllet pavioni i aborteve/ Dy mamitë rezultojnë pozitive me COVID-19, dërgohen në Spitalin Infektiv

Mbyllet pavioni i aborteve/ Dy mamitë rezultojnë pozitive me COVID-19,

Mes tetë rasteve që kanë rezultuar pozitivë në Elbasan ne 24 orët e fundit, dy prej tyre janë mami të maternitetit.

Mamitë punonin në pavionin e aborteve dhe si pasojë ky është mbyllur.

Gjithashtu raportohet se të infektuarat janë nisur drejt spitalit Infektiv, për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa pjesa tjetër e stafit janë vetëkarantinuar.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 71 raste të reja me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.