AKTUALITET, 6 Korrik 2020, 15:46

Sherr mes italianit dhe shqiptarit, plāgoset me thikë inspektori i burgut

Sherr mes italianit dhe shqiptarit, plāgoset me thikë inspektori i burgut

Burgu i Sanremos ka përjetuar sërish një episod dhūne, që mund të kishte pasur fund tragjik.

Protagonistë, një shqiptar, i dënuar deri më 2049 për vrāsje, dhe një italian, i dënuar për grābitje, vjedhje e dhūnë.

Për të shuar sherrin e dhunshëm midis të dyve për arsye personale ndërhyri një nga inspektorët e burgut, por u godit me thikë e shqelma, duke përfunduar në spital.

Pas incidentit, sindikata e policisë së burgjeve i është drejtuar ministrit të drejtësisë Alfonso Bonafede për të ndërhyrë për përmirësimin e sigurisë në qendrat e dënimit në Liguria.