AKTUALITET, 21 Prill 2021, 12:29

“Asnjë pikë loti mos të derdhet për zgjedhje, jo më gjaku”/ Meta: Nëse preket një votë Edi Rama të gjejë vrimë të futet

“Asnjë pikë loti mos të derdhet për zgjedhje, jo

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një konferencë të jashtëzakonshme pas incidentit të ndodhur në Fier ku u hoqën banerët e Lëvizjes Socialistë për Integrim. Meta deklaroi se nuk do të lejojë të preket asnjë votë në zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një konference për shtyp, presidenti u ka bërë thirrje qytetarëve në Fier që të bëhen gati për mbrojtjen e votave më 25 prill.

“Nuk dua më jo një pikë gjaku të derdhet për zgjedhjet, por asnjë pikë loti. Secili të votojë sipas bindjes së tij.

Do i jap edhe mandatin e presidentit Edi Ramës nëse merr 71 mandate në mënyrë demokratike, ama u prek një votë të gjejë vrimë ku të futet. ”tha Meta.