AKTUALITET, 14 Shtator 2019, 12:29

Arrestohen dy persona që ishin në kërkim, policia jep detajet. Pse akuzohen

Arrestohen dy persona që ishin në kërkim, policia jep detajet.



Policia e Tiranes ka vene ne pranga dy persona qe ishin te shpallur ne kerkim. 

Gjatë orëve të fundit kapen dhe ndalohen nga Komisariati i Policisë Nr.2, dy personat e kerkuar, M. E., 25 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar per “Mashtrim” dhe A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar per “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

NJOFTIMI 

Komisariati i Policisë Nr.2 në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, gjatë orëve të fundit kapi dhe ndaloi dy persona të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit:

– M. E., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka caktuar masen e sigurimit ”Arrest me burg”, për veprën penale ”Mashtrim”.

– A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.