AKTUALITET, 14 Shtator 2019, 11:14

“PPP mbyll katër shërbime mjekësore”, Ish-deputeti i PD: Punonjësit janë lënë në listë pritje. Po trajtohen si skllevër

“PPP mbyll katër shërbime mjekësore”, Ish-deputeti i



Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë së po mbyll katër shërbime mjekësorë, duke i kaluar ato me koncension.

Ndërkohë që sipas ish-ministrit, personeli i këtyre shërbimeve po trajtohen si skllevër.

“PPP mbyll katër Sherbime Mjekesore Universitare e trajton si skllav personelin.

Prej kohesh laboratoret e vendit, përfshi ato universitare jane lene ne degradim për te justifikuar kalimin e tyre te koncesionari.

Keto dite drejtuesit e qendrave laboratorike te Shërbimeve Universitare te Tirane dhe te spitalit te Durrësit po detyrohen te japin dorëheqjen.

Ne baze te kontratës se firmosur midis Ministrisë se Shëndetësisë dhe Koncesionarit te Laboratoreve te gjithë punonjësve e tyre te trajtuar si “plaçke”, u ndërpriten marrëdhëniet me punën për tu vendosur ne liste pritje.

Keta jane profesore, pedagoge, drejtues shume te kualifikuar, specialiste te shquar, punonjes me eksperience te cmuar etj, qe sot po detyrohen te heshtin nen terrorin e pa sigurise.

Nderkaq kalimi i Laboratoreve te Koncesionari zhduk praktikisht kater Sherbime Universitare themeltare, ate Klinik-Biokimik, Anatomo Patologjik, Imunologjik e Mikrobiologjik dhe nesër Imazherine.

Kjo praktike “unikale” e PPP asgjëson tërësinë funksionale te spitaleve, veçanërisht te atyre universitare, demton rende aktivitetin didaktik, shkencor, kualifikues ne nivel vendi etj, si dhe rrit koston për te njejtin aktivitet klinik.

Falja Koncesionarit e te gjithe “arsenalit” ekzistues laboratorik te vendit, përfshi investimin e madh te realizuar nga Qeveria Berisha ne QSUT, e shoqëruar kjo me pagesat qe do t’i behet atij prej rreth 100 M $ ne 10 vite, është një abuzim i tej skajshëm dhe anti profesional, qe duhet ndalur”, thekson Shehu.