TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikaur denoncimin e një qytetareje, e cila ka treguar lidhur me problematikën që ka shkaktuar Bashkia e Tiranës.
Qytetarja ka treguar rastin e vajzës së saj që ka 22 ditë në një spital në Greqi pasi mori një infeksion nga uji i shpërndarë me bote të infenktuara me salmonelë në Tiranë.
“Nga infektimi i boteve me salmonela, në Tiranë shpërtheu një salmonelozë që preku mijëra fëmijë dhe të rritur. Erdha pushime me vajzën invalide…. jetoj te Fresku dhe u llahtarisa nga papastërtia dhe mungesa e ujit dhe furnizimi me ujë të infektuar me bote. Vajza më mori një mikrob të rrezikshëm dhe ndodhem në spitalin e Greqisë këtu e 22 ditë…. mjeket u detyruan të ndërhyjnë me operacion sepse mikrobi ka kaluar në mushkri,”-shkruan qytetarja.
Postimi i plotë:
Për disa javë gjatë muajit gusht, disa zona në Tiranë nuk furnizoheshin me ujë të pijëshëm, duke detyruar banorët që të gjenin zgjedhje alternative. Bashkia nuk reagoi kurrë lidhur me problemin.