AKTUALITET, 14 Shtator 2019, 11:40

“O i pacipë”- “Mos e hapni më gojën”, plas sherri mes dy partive të Ballit në ceremoninë përkujtimore



Plas sherri gjate cereminise përkujtimore te luftës së Gërhotit në Gjirokastër. Britma, sharje dhe deri perplasje fizike ne vendin ku prehen eshtrat e disa prej krerëve nacionalistë të ekzekutuar janë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ne konflikt jane perfshire përfaqësuesit e dy partive të Ballit Kombëtar; Partisë Balli Kombëtar dhe Balli Kombëtar Demokrat.

Kanë qenë të parët përfaqesuesit e partisë Balli Kombëtar që kanë sulmuar dhe akuzuar si tradhëtarë kryetarin e partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga PD.

I pranishëm veç familjarëve edhe ish- deputeti Enkelejd Alibeaj që kërkoi zbardhjen e së vërtetës që edhe pas 76 vitesh është ende e pazbardhur.

Perfaqesues te Ballit i jane sulur me akuza ish-kreu i Lazaratit, Dasho Aliko. “O i pocipe, o Dasho, mos mba spiunat e PD-se, mos mba ata larot ti, me thone ata Ballo KOmebtar Demokrat”.

Aliko tenton te qetesoje situaten, por edhe replikon ashper: Mos e hapni me gojen, mos e hapni.