AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 15:45

Arrestohen dhe i dërgohen Erdoganit mësuesit turq, protesta në Moldavi

Arrestohen dhe i dërgohen Erdoganit mësuesit turq, protesta në

Amnesty International ka protestuar pasi Moldavia arrestoi dhe dëboi 7 punonjës të shkollës turke. Mediat turke thanë se këtu ishte përfshirë direkt, Shërbimi Sekret i Turqisë.

Shkolla ‘Leceul Orizont’ raportohet si e lidhur me klerikun mysliman në SHBA, Fetullah Gylen, të cilin Turqia e akuzon për grushtin e shtetit të vitit 2016 kundër presidentit Erdogan.

Në Facebook, shkolla tregon sesi protestohet prej kolegëve mësues dhe nga nxënësit. Faqja e shkollës në tregon gjithashtu një vajzë duke demostruar në shkollë me një parullë ku thotë në anglisht “Liroje babanë tim”!

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka goditur rëndë mbështetësit e pretenduar të Gylenit, duke arrestuar apo shkarkuar më shumë se 100 mijë nëpunës të administratës dhe duke iu kërkuar qeverive të huaja t’ia dorëzojnë të dyshuarit.