AKTUALITET, 30 Dhjetor 2020, 10:42

Kaloi 30 vite në burg se spiunoi për Izraelin, momenti ku agjenti zbret nga avioni dhe puth tokën

Kaloi 30 vite në burg se spiunoi për Izraelin, momenti ku agjenti
Një ish-analist i Marinës Amerikane, i cili kaloi 30 vite në burg për spiunazh, mbërriti në shtetin hebre sot, ku u prit nga kryeministri Benjamin Netanyahu. Jonathan Pollard , 66 vjeç kishte shprehur prej kohësh dëshirën që të shkonte në Izrael, vend që i kishte dhënë shtetësinë izraelite. Çështja e spiunit ka tensionuar marrëdhëniet SHBA-Izrael për dekada. Polard, një hebre-amerikan i lindur në Teksas , u dënua me burgim të përjetshëm në 1987 pasi u deklarua fajtor për spiunazh. Ai u la i lirë me kusht në 2015, por duhej të mbante një byzylyk elektronik dhe t’i nënshtrohej kufizimeve të udhëtimit, mbi të gjitha nuk lejohej të largohej nga Shtetet e Bashkuara për pesë vite. Vendimi i Departamentit të Drejtësisë muajin e kaluar për të mos rinovuar ndalimin pesë-vjeçar të udhëtimit të përfshirë në lirimin e tij u pa nga disa si një dhuratë lamtumire nga administrata Trump për Izraelin. Netanyahu mirëpriti Polard dhe gruan e tij, Esther, në aeroportin e Tel Aviv, sipas një video të publikuar nga zyra e kryeministrit izraelit. Çifti, të dy hebrenj ortodoksë, puthën tokën sapo zbritën nga aeroplani. Pasi tha një lutje për lirimin e të burgosurve, Netanyahu i ofroi Polardit një kartë identiteti izraelite. “Mirësevjen në shtëpi”tha Kryeministri. “Tani je një qytetar i Izraelit.” Shtetësia izraelite iu dha Polard në 1995 ndërsa ai ishte në burg. Gazeta izraelite Hayom, e cila ishte e para që njoftoi ardhjen e çiftit, raportoi se ata fluturuan për në Izrael me një aeroplan privat për shkak të gjendjes shëndetësore të Ester Pollard.