AKTUALITET, 10 Qershor 2021, 17:12

"Jep alarmin për t’i dhënë fund!", fushata e BE për ndërgjegjësimin e qytetarëve për të luftuar korrupsionin

"Jep alarmin për t’i dhënë fund!", fushata e BE

Qytetarëve shqiptarë u bëhet thirrje të japin alarmin kur konstatojnë raste të korrupsionit.

“Jep alarmin për t’i dhënë fund!” është fushata e nisur me mbështetjen e BE për sensibilizim.

“Sinjalizo/Jep alarmin për t’i dhënë fund!” është thirrja që vjen për qytetarët, për të rritur ndërgjegjësimin e tyre kundër korrupsionit.

Një fushatë e përbashkët e BE me Nismës Rajonale kundër korrupsionit edukuese-informuese.

“Gjatë gjithë ditës, po performohet shkatërrimi i parave në mënyrë simbolike, ashtu si në të vërtetë ndodh përmes korrupsionit, i cili është rreth nesh. Ndodh para syve tanë, nuk bën pushime dhe nuk fle. Prandaj shfaqja është vendosur në një kuti transparente, që t’i tregojë të gjithëve një proces të dukshëm, por në të njëjtën kohë të pavendshëm. Të pavendshëm, gjatë gjithë kohës që qytetarët nuk veprojnë ndaj tij ose nuk ngrenë zërin. Sidoqoftë, këtë herë ata po marrin pjesë aktivisht në shfaqje duke zgjedhur të “Japin alarmin për t’i dhënë fund” korrupsionit me shtypjen e një butoni. Sa herë butoni shtypet shkatërrimi i parave ndërpritet për një minutë. Këto janë paratë që mund të përdoren për të ndërtuar ose rindërtuar shkolla, për qendra rinore arsimore dhe argëtuese, institucione për kujdesin e të moshuarve, qendra për fëmijë me aftësi të kufizuara në zhvillim… Ndoshta kjo lëvizje do të jetë e para në radhë që do të tregojë gatishmërinë e të gjithëve ne për të dhënë alarmin për t’i dhënë fund korrupsionit“, citohet nga njoftimi për mediat.

Sipas të njëjtës deklaratë theksohet se me performancën në rrugë synohet të tërhiqet vëmendje ndaj dëmit që korrupsioni i shkakton shoqërisë sonë dhe për rolin e rëndësishëm që çdo person ka në luftën kundër korrupsionit.

„Është e mundur të “Jepet alarmi për t’i dhënë fund!” duke vendosur të mos merret pjesë në korrupsion“, thuhet nga organizatorët.

Organizuesit i ftojnë qytetarët të marrin pjesë dhe të “shpëtojnë” paratë, që “humbasin” çdo ditë nëpërmjet korrupsionit të mirëorganizuar, me anë të aktivitetit të tyre.

„Korrupsioni i shkakton dëme te mëdha shoqërisë. ’Kësaj mund t’i japim fund’ nëse vendosim të mos marrim pjesë në korrupsion. Mos të harrojmë se lufta kundër korrupsionit fillon nga individi, domethene me secilin prej nesh personalisht. Në këtë mënyrë, ne gjithashtu tregojmë se jemi me sinjalizuesit – ata që marrin vendimin e guximshëm të raportojnë korrupsionin dhe në këtë mënyrë e vejnë veten në shërbim të interesit publik. – tha Elmerina Ahmetaj Hrelja, Menaxhere e Projektit “Ndërprerja e heshtjes”.

Çfarë mund të bëjmë, si shoqëri, për të ndryshuar perceptimin negative të publikut mbi “bilbilfryrjen”?

Është detyra e çdo qytetari dhe çdo të riu në vend të informohet dhe të japë kontributin e tij për të sjellë ndryshimin në luftën kundër korrupsionit, qoftë në sektorin publik apo privat.

Ka ardhur momenti të tregojmë se qytetar i fortë je kur gjen guximin të distancohesh nga i korruptuari, se qytetar i mirë je kur kontribon për shoqërinë duke dalë edhe kundër punëdhënësit se qytetar i mirë je kur shoqëria pëqrfiton nga kurajoja jote. Prandaj mos hesht, sinjalizo dhe kontribo për vendin dhe shoqërinë! – tha Fatjon Biba, activist rinor.