TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një djalë pesëvjeçar i cili kishte humbur ne shkretëtirë për më shumë se 24 orë, është liruar sot nga spitali shëndosh e mirë.
Benjamin Sánchez u zhduk gjatë një udhëtimi familjar të dielën dhe u gjet nga një ekip vullnetarësh 21 kilometra nga ku u pa për herë të fundit.
"Kisha ftohtë, fjeta keq, duke u përkulur mbi një shkëmb", tha djali, i cili kishte veshur vetëm një bluzë dhe pantallona të holla.
Ai tha se kishte mbijetuar duke ngrënë bar dhe duke pirë ujë nga një përrua.
Pasi u shpëtua të hënën pasdite, fëmija u mor me helikopter në një spital në San Juan. Djali kishte shenja dehidratimi të lehtë dhe u lirua të martën.
Benjamin u gjet i ulur nën një pemë nga një motoçiklist pas një operacioni kërkimi që përfshinte rreth 1.000 policë, zyrtarë të mbrojtjes civile dhe vullnetarë.
"Nëna ime po më ndiqte dhe unë fillova të vrapoj. Fillimisht mund ta dëgjoja, por pastaj e humba", tha ai për gazetën El Clarín. "U shtriva në një gur, e fillova ta thërras, por ajo nuk më dëgjonte".
"Fillova duke ecur drejt një drite që ishte shumë larg." Temperaturat në rajon këtë kohë të vitit ndryshojnë nga 30C gjatë ditës në rreth zero natën.
"U lumturova shumë kur pashë nënën time", tha Benjamín. /TPZ.AL/