TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të lënë në burg përjetë, Radovan Karaxhixhin si përgjegjës për krime lufte në Bosnje Hercegovinë, ka reaguar edhe kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta.
Ai shprehet se një vendim i tillë është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por edhe një dëshmi që duhet bashkëpunim e paqe mes kombeve, vendeve dhe popujve në Gadishullin e Ballkanit.
“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”, shprehet Meta.