AKTUALITET, 20 Mars 2019, 17:43

Vrasja në Shkodër, kush është biznesmeni i bujtinave të Thethit

Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një tjetër vrasje që ka ndodhur pasditen e sotme. Mësohet se viktima është Nard Polia, 35 vjeç, i njohur si biznesmen dhe pronar i disa prej bujtinave turistike në Theth.

Burime  bëjnë me dije se i riu nuk ka qenë më parë i skeduar nga Policia e Shtetit, dhe se njihet si një person social, i dashur dhe jo problematik.

Disa muaj më parë, kur dëbora bllokoi Thethin, Polia ishte një nga banorët e Thethit që kërkonte publikisht investime për zonën.

Polia apelonte që të ndërhynte shteti për të larguar dëborën, ndërsa sot është vrarë në rrethana mafioze në mes të fshatit Grudë në Shkodër.

Situata është përkeqësuar sepse ka rënë borë e re mbi borën e vjetër. Ne nuk kërkojmë ndërhyrje urgjente po kërkojmë ndërhyrje kur dëbora të pushojë të rëni, sepse kemi kërkesa për të punuar me turistët edhe gjatë dimrit. Është një turp që nuk ndërhyhet nga bashkia Shkodër, sepse ata po prezantohen me Thethin nëpër botë. Jetojnë 45 familje gjithmonë në Theth, ndërkohë që e gjithë zona përfshin rreth 300 familje. Pra, 300 familje janë pa ndihmë. Bora ka nisur të bjerë që dje deri më sot. Ka arritur diku tek 40-50 cm dhe vazhdon të jetë më shumë në zonë më të lartë. nuk ka probleme as me energjinë as me ujin.