AKTUALITET, 6 Korrik 2020, 21:53

Mbyllet reparti i Gjinekologjisë në Elbasan, konfirmohen me Covid-19 katër infermiere

Mbyllet reparti i Gjinekologjisë në Elbasan, konfirmohen me Covid-19

Është mbyllur reparti i gjinekologjisë pranë spitalit të Elbasanit. Shkak për mbylljen është infektimi i katër infermiereve, të cilat rezultuan pozitiv me Covid-19.

Nga 19 tamponë që janë marrë, pas rasteve të para të Covid-19 në martenitetin e Elbasanit, kanë rezultuar edhe 4 të infektuar të tjerë.

Vijon gjurmimi i rasteve, pasi katër infermieret kanë pasur kontakte të shpeshta me pjesëtarë të tjerë të stafit mjekësor, të këtij spitali.