AKTUALITET, 6 Korrik 2020, 22:39

Siguria rrugore, “bilanc lufte” me aksidentet në vend

Siguria rrugore, “bilanc lufte” me aksidentet në vend

Siguria rrugore vijon të jetë një nga çështjet problematike dhe që kërkon më shumë vëmendjen e autoriteteve.

Vetëm ditën e sotme në vend janë shënuar disa aksidente, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Përveç respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve, siguria rrugore është një tjetër element i rëndësishëm për shmangien e tyre.

Projektimi i rrugëve me elementet e duhura të sinjalistikës do të ndihmonte në parandalimin e aksidenteve dhe për pasojë edhe humbjen e jetëve.

Një i mitur është aksidentuar nga autobusi i linjës “Vorë” mbrëmjen e sotme në Tiranë. 17 vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

ora: 19:12 Aksident në Tiranë, autobusi përplas të miturin

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Dedë Gjo Luli” në Tiranë.

Mësohet se autobusi i linjës së “Vorës” me targa “AA 829 YG” ka përplasur një të mitur i cili po lëvizte me biçikletë.

I aksidentuari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.07.2020, rreth orës 18:35, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mjeti autobuz me drejtues F.G., ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin e mitur me iniciale G.R., 17 vjeç, i cili ndodhet ​ në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ora: 19:58 Aksident në Qafë-Kashar, përmbyset automjeti, plagoset 59-vjeçarja

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme. Mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur pasagjerja T.K, 59-vjeç.

Policia njofton se e aksidentuara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se aksidenti ka ndodhur nga Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:15, nga Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin S.H., ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar pasagjerja në mjet shtetasja T.K., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ora: 20:01 Automjeti përplaset me murin, një viktimë dhe një i plagosur në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Shkodër-Bardhaj. Njoftohet se rreth orës 17:20, drejtuesi i një automjeti tip “Alfa Romeo” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur.

Për pasojë një 28-vjeçare me inicialet L. H. ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Ndërsa i plagosur ka mbetur 42-vjeçari D. K., që po merr kujdes shëndetësor në spital. Po punohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.

ora 20: 50 Përmbyset kamioniçina në Llogara

Përmbyset kamionçina. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Llogara.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë përmbysjen e kamionçinës, por siç shihet edhe nga foto në vendngjarje ndodhen forca policie.