AKTUALITET, 13 Dhjetor 2019, 12:41

“Çfarë i bënë motrës, kush ta bëri këtë të keqen lali”, i vëllai i 19-vjeçares vajton me ngashërim në derë të spitalit: Do t’i vras, do t’i shuaj (VIDEO)

“Çfarë i bënë motrës, kush ta bëri


Pamje dramatike, thirrje të dëshpëruara e kujë në zë.

Vëllai i 19-vjeçares Rezarta Hajdari ka plasur në vaj sapo ka mbërritur në dyert e Spitalit të Elbasanit, në morgun e të cilit ndodhet e reja, ndërsa bashkëshorti i saj Olsiani mbahet nën vëzhgimin e mjekëve në gjendje të rëndë.

“Kush ta bëri këtë krim? Një javë kishe që u martove…Çfarë mi bënë motrës? Kush qe ai që i helmoi, kush e ka bërë këtë punë? Ça mi bënë motrës time”, qan me ngashërim i vëllai teksa njerëz të afërm mundohen ta qetësojnë të riun.

Çifti i të rinjve Rezarta dhe Olsian Hajdari kishin vetëm 5 ditë që ishin martuar. Ata u gjetën në banesë nga nëna e 27-vjeçarit.

E reja u gjend pa shenja jete, ndërsa Olsiani është dërguar në spital në gjendje të rëndë./BW