AKTUALITET, 13 Dhjetor 2019, 13:18

“Arben Ahmetaj ministër për rindërtimin,” përgjigjet Presidenca: Asnjë sekondë vonesë për dekretimin


Presidenca reagon pas ndryshimeve në qeveri të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Shefi i qeverisë ka propozuar emrin e kreut të Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj si ministër Shteti për Rindërtimin dhe e menjëhershme ka qenë përgjigjja nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Zëdhënësi i tij Tedi Blushi konfirmon përgjigjen pozitive ndaj propozimit, pra dekretimin e Ahmetajt, si ministër shteti për Rindërtimin pas tërmetit që goditi Shqipërinë e Mesme më 26 nëntor.

“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan zëdhënësi i Presidentit të Republikës.

(Propozimi i Ramës)