AKTUALITET, 13 Dhjetor 2019, 12:36

Pasojat e tërmeti/ Vasili publikon pamjet: Njerëzit e pushtetit gënjyen për Thumanën

Pasojat e tërmeti/ Vasili publikon pamjet: Njerëzit e pushtetit


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kritikuar qeverinë Rama dhe punën që ajo ka kryer në përballimin e situatës së rëndë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ai ka publikuar një video në “Facebook”, përmes së cilës thotë se banorët e Thumanës akuzojnë njerëzit e pushtetit se i kanë gënjyer.

Sipas Petrit Vasilit, Prokuroria duhet të marrë në pyetje këto persona, të cilët siç thotë nënkryetari i LSI-së, kanë gënjyer banorët e prekur nga tërmeti.

Postimi i Vasilit:

Viktimat e Thumanes akuzojne.(VIDEO).Njerezit e pushtetit genjyen per Thumanen.

Pse genjyen? Kush genjen,Kryetari i Bashkise apo Zv.kryeministri?

Pse nuk i therret prokuroria keta? Pse nuk pyeten,hetohen,procedohen nga prokuroria? Apo kjo eshte “prokuroria qe duam” sipas rilindjes? Heshtja e prokurorise bashkefajesi e rende.

Shiheni VIDEON flet vetë…..dhe ne te vertete eshte aq e thjeshte sa s’ka nevoje as per prokuror.