AKTUALITET, 28 Maj 2019, 09:02

Arba Kokalari në PE, 'shpërthen' biznesmeni shqiptar: Servilët e Tiranës që duan ta bëjnë pis!

Arba Kokalari në PE, 'shpërthen' biznesmeni shqiptar:


Biznesmeni Bujar Zhuri me qendër në Norvegji ka ‘shpërthyer’ kundër reagimeve për eurodeputeten e parë shqiptare, Arba Kokalarin.

Zhuri shkruan se politikanët që i thurin lavde Arbës, nuk e kanë pyetur kurrë për votën e saj si emigrante dhe se kurrë nuk i kanë ofruar një vend pune në politikën apo në administratën shqiptare.

“Po ndjek me neveri se si disa servile politikanesh në Tirane po i qasen fitores së një vajze të re e cila rrugën e saj të karrierës e ka nisur në një shtet skandinav si Suedia. Mos iu servilosni më kot Arba Kokalarit se nuk do të gjeni kurrë njeriun që do të shesë vlerat demokratike dhe shtetin ligjor vetëm e vetëm që disa hajdutë e kriminelë si ju në Shqipëri të kenë mundësi për korridore të hapura në Bruksel,”-shkruan Zhuri.

Reagimi i plotë i Zhurit:

Po ndjek me neveri se si disa servile politikanesh në Tirane po i qasen fitores se nje vajze te re e cila rrugen e saj te karrieres e ka nisur ne nje shtet skandinav si Suedia.

Keta politikane po i thurin kaq lavde vajzes se zgjedhur ne Parlamentin Europian, vetem e vetem qe ta kopromentojne figuren dhe mundesisht ta perdorin pozicionin e saj politik ne PE per qellimet e tyre te ndyra ne Tirane.

More politikane bazhibozuke te Tiranes;

A e dini ju qe Arba eshte nje emigrante ne Suedi? A e keni pyetur ju veten pse ne keto 28 vjet Arbes dhe tere atij kontigjenti emigrantesh ne Perendim nuk iu afruat qofte edhe njehere te drejten e votes ne Shqiperi?

Kush ju ka penguar qe njerez e intelektuale me origjine shqiptare qe jetojne ne Perendim ashtu si Arba Kokalari tiu afronit nje vend ne politiken dhe administraten shqiptare?

Seriozisht e keni ju servilet e hajdutet e Shqiperise qe po iu qan zemra per Arba Kokalarin sot?

Po a e dini ju more merhume politikane qe Arba Kokalari jeton ne nje vend demokratik ku nje minister i financave u shperngul ne Stokholm duke marre dhome me qera ne qytetin e studenteve per aq kohe sa sherbeu si minister?

Legene politikane te Tiranes;

Mos iu servilosni me kot Arba Kokalarit se nuk do te gjeni kurre njeriun qe do te shese vlerat demokratike dhe shtetin ligjor vetem e vetem qe disa hajdute e kriminele si ju ne Shqiperi te kene mundesi per korridore te hapura ne Bruksel.

Perfundimisht;

Jepuni Diaspores dhe emigranteve shqiptare ate qe iu takon. Respektin dhe voten si nje e drejte politike e pamohueshme.