AKTUALITET, 13 Maj 2020, 10:20

Apeli shtyn seancën për ish-ministrin Tahiri dhe Jaeld Çelën, kjo është arsyeja

Apeli shtyn seancën për ish-ministrin Tahiri dhe Jaeld


Ditën e sotme Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë seancën e përcaktuar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e policisë Jaeld Çela.

Mësohet se seanca ishte caktuar sot për në orën 10:30.

Koronavirusi është bërë shkak për shtyrjen e këtij gjyqi.

Sipas Apelit, në pritje të lehtësimit të masave do të njoftohet për seancën e radhës.