AKTUALITET, 13 Qershor 2021, 15:31

Antony Blinken takim me kryeministrin Rama në Bruksel

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet sot me Edi Ramën në Bruksel. Në njoftimin zyrtar të Departamentit amerikan të Shtetit, thuhet se takimi zhvillohet në orën 17:30 me orën lokale.

Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden, gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë dhe Zvicër.

Blinken do ta shoqërojë Bidenin edhe në Samitin e NATO-s më 14 qersho dhe në Samitin SHBA-BE më 15 qershor.

Në fund ai do të jetë pjesë edhe e takimit Biden-Putin në Gjenevë.