AKTUALITET, 13 Tetor 2019, 14:46

Anija 22 metra e gjerë kalon në kanalin e ngushtë të Korinthit, pasagjerët në ‘panik’ (VIDEO+FOTO)

Pamje të pabesueshme tregojnë momentin kur një anije gjigande kalon përmes kanalit të ngushtë të Korithit në Greqi, teksa atë e ndajnë vetëm centimetra nga muret e tij.

Në video tregohet momentin kur anija e gjatë kalon përmes kanalit që ka pothuajse gjerësinë e saj.

Sipas medies greke, pasagjerët e anijes 22 metra të gjerë mund të preknin anët e kanalit që është vetëm 24 metra i gjerë, që do të thotë se distanca në të dy anët ishte shumë e vogël.