TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e Edmond Koçit sot në Durrës.
Ngjarja ndodhi pranë Drejtorisë Arsimore Durrës, rreth orës 08:40 të mëngjesit.
40-vjeçari, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi, pjesëtar i grupit të bandës kriminale të Lul Berishë.
News 24 raporton se viktima udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën.
Mësohet se nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë problemi kishte, ndërkohë që një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin.
Fill pas kësaj, ata janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ me targa të vjedhura në Tiranë, i cili është braktisur dhe djegur nga autoret në Katund Sukth, Durrës.