TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i LSI-së, aktualisht i pari në listën e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, ka thënë se vota familjare ka shkuar në 500 euro, dhe sipas tij me këtë shumë u merret karta ID atyre personave që dihet se do të votojnë kundër maxhorancës.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”,u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i marrin lekët, por që mos të votojnë për ata që ua kanë dhënë po për LSI-në.
“Është rritur pazari Çani, është rritur rroga. Ka shkuar në 500 euro sepse po hidhen në treg lekët e hashashit. Janë lekë të vjedhura, dhe unë i them qytetarëve që t’i marrin lekët dhe të mos i votojnë, të votojnë LSI. Unë kam fakte edhe që qytetarëve po u merren karta e ID për 500 euro në mënyrë që të mos votojnë maxhorancën”, tha Tavo.