TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Unë kam një mendim që Rama duhet të ikë sa më shpejt sepse është e keqja e këtij vendi”, kështu u shpreh gazetari dhe shkrimtari i njohur Enkel Demi.
I ftuar në emisionin “Arnautistan”, në MCN TV, Enkel Demi u shpreh se kryeministri Edi Rama “nuk mendoj se është i paditur, por shoqërohet nga banditë dhe ka hequr dorë nga leximi”.
“Unë kam një mendim që Rama duhet të ikë sa më shpejt sepse është e keqja e këtij vendi. Nuk mendoj se është i paditur, por shoqërohet nga banditë dhe ka hequr dorë nga leximi. Rama ka nevojë për trajtim psikik.
Herë pas here çon vendin në greminë.
Ndoqa Majkon dhe bëj pyetjen si ka mundësi ta trajtoj në këtë mënyrë. Nuk është taktikë elektorale, por ka zgjedhur të poshtërojë vetë këta që ka pasur në politikë”, tha Demi.