AKTUALITET, 20 Mars 2021, 09:11

Ishte dënuar për prostitucion dhe përdhunim në Itali, arrestohet 43 vjeçari në Durrës

Ishte dënuar për prostitucion dhe përdhunim në Itali,

Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia italiane, për shfrytëzim prostitucioni dhe përdhunim.

Policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gazmend (Dervishi).Gjyzeli, 43 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Gazmend (Dervishi).Gjyzeli, 43 vjeç, banues në Durrës.

Këtë shtetas Gjykata e Padova, Itali, me vendimin e datës 13.09.2003, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Përdhunimi”, të parashikuar sipas Kodit Penal Italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.