AKTUALITET, 18 Mars 2020, 15:35

Shkon në 35 numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Shkon në 35 numri i të prekurve nga koronavirusi në

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në orën 12.00, numri i pacientëve të infektuar me koronavirus në Maqedoninë Veriore ka shkuar në 35.

Sot, katër vetë kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Gjendja e të gjithë pacientëve paraqitet e stabilizuar.

Ministria njofton se gjatë mbrëmjes në Aeroportin e Shkupit kanë arritur dy avionë nga Brukseli, udhëtarët e të cilëve janë testuar dhe pasi që të dalin rezultatet do të dërgohen në shtëpi për vetëizolim shtëpiak, raportojnë mediat shqiptare në Maqedoninë Veriore.

Pritet që autoritetet të zhvillojnë vetë-izolim në grup në Demir Kapijë.