AKTUALITET, 26 Dhjetor 2019, 16:11

Kuvendi i Kosovës zgjedh kryetarin, ja kush do të drejtojë seancat plenare

Kuvendi i Kosovës zgjedh kryetarin, ja kush do të drejtojë


Parlamenti i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit është duke zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme, ndonëse pa konstituimin ende të qeverisë.

Ende nuk ka një marrëveshje mes dy forcave më numrin më të madh të votave VV-LDK, por një pjesë e deputetëve janë betuar.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti propozoi në seancë që kryetar i Kuvendit të jetë deputeti Glauk Konjufca. Ai ka marrë 75 vota pro. Zgjedhja e Konjufcës është bërë edhe me votat e LDK-së, ndonëse VV s’ka arritur ende një marrëveshje për koalicion qeverisës me të.